SHBA kërkojnë ndëshkimin e pjesëmarrësve në festimet e Ditës së Republikës Serbe në BeH

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë bërë thirrje për ndëshkimin e atyre që morën pjesë në akte provokuese në rajonin e Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës fundjavën e kaluar.

1760921
SHBA kërkojnë ndëshkimin e pjesëmarrësve në festimet e Ditës së Republikës Serbe në BeH

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë bërë thirrje për ndëshkimin e atyre që morën pjesë në akte provokuese në rajonin e Republikës Serbe të Bosnjë-Hercegovinës fundjavën e kaluar.

Ambasada e SHBA-së në Sarajevë tha në një deklaratë se

"Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga ekzaltimi shqetësues i kriminelëve të luftës në Republikën Serbe në ditët e mëparshme. Autoritetet duhet të nisin një hetim për këtë çështje."

Në deklaratë thuhej se qeveria e Bosnjë-Hercegovinës duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve që lanë shtëpitë e tyre gjatë Luftës së Bosnjës, u kthyen pas luftës dhe u bënë pakicë dhe vuri në dukje rëndësinë e respektimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Qyteti boshnjak i Banja Llukës festoi "Ditën e Republikës Serbe" më 9 janar, pavarësisht se ishte antikushtetues.

Festimet u ndoqën nga 2.700 persona, përfshirë Milorad Dodik, anëtari serb i Këshillit të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe Presidentja e Republikës Serbe Zeljka Cvijanoviq, 800 anëtarë të policisë së Republikës Serbe, Kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq, Kryeministren serbe Ana Brnabiq, ambasadori rus Igor Kalbuhov dhe deputetët francezë të ekstremit të djathtë.

Në shumë qytete në Bosnjë-Hercegovinë, kryesisht në Gacko, Foça, Prijedor, Brçko dhe Janja, u  përjetuan provokime të ndryshme përfshirë fyerje ndaj boshnjakëve dhe jo-serbëve.

Në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës e shpalli "Republikën Serbe" si "jokushtetuese" me kërkesë të Bakir Izetbegoviq, anëtarit boshnjak të Këshillit të atëhershëm Presidencial.

Pas vendimit, Asambleja Popullore e Republikës Serbe mbajti një referendum më 25 shtator 2016 për të njohur "Ditën e Republikës Serbe", por Gjykata Kushtetuese e Bosnjë-Hercegovinës nuk e njohu këtë referendum dhe ndaloi veprimet që synonin festimin e kësaj dite.

Pas ngjarjeve, Ministrja e Jashtme e Bosnjë-Hercegovinës, Bisera Turkoviq, njoftoi se një notë diplomatike i ishte dhënë Rusisë, Kinës dhe Serbisë, të cilat dërguan përfaqësues në programin në fjalë, e cila festohet në mënyrë të paligjshme në Banja Llukë.

 


Lajme të ngjashme