Ushtria e Jemenit rimori kontrollin e bastionit të fundit të huthive

Ushtria e Jemenit ka marrë kontrollin e nënprefekturës Ayn, që cilësohej si "bastiona e fundit" e huthive të mbështetur nga Irani, që ndodhet në provincën juglindore Shabve.

1759920

Sipas burimeve ushtarake, forcat e ushtrisë jemenase bastisën dhe morën nën kontroll qendrën e nënprefekturës Ayn.

Bëhet e ditur se forcat e ushtrisë jemenase po kryejnë kontrolle në disa pika në rrethin ku ende ndodhen huthit.

Me rimarrjen e nënprefekturës Ayn, ushtria jemenase mori kontrollin e 17 nënprefekturave të rrethit Shabve të pasur me naftë, ndërsa huthitë u detyruan të tërhiqen në provincat Marib dhe Al-Beyda.

Huthitë ende nuk janë prononcuar në lidhje me zhvillimet e fundit.

Në shtator 2021, huthitë pushtuan nënprefekturat Beyhan, Ayn dhe Useylan të rrethit Shabve. Ushtria jemenase nisi një operacion më 1 janar, duke marrë kontrollin e nënprefekturës Useylan në të njëjtën ditë dhe Beyhan më 7 janar.

Lajme të ngjashme