Jemen – Në sulmin me raketa balistike të huthive humbin jetën 12 ushtarë jemenas

Dymbëdhjetë ushtarë jemenas janë vrarë dhe shumë janë plagosur në një sulm të huthive me raketa balistike në provincën Shabab të Jemenit.

1758183

Komandantët e ushtrisë jemenase që u takuan në shtëpinë e një zyrtari në Asilan të rrethit Shebve u shënjestruan nga huthitë me raketa balistike.

Në sulm humbën jetën dymbëdhjetë ushtarët që bënin sigurimin e takimit, ndërsa bëhet e ditur se komandantët shpëtuan pa lëndime.

Ende nuk është bërë asnjë prononcim nga qeveria e Jemenit apo huthitë në lidhje me sulmin.

Në Jemen, ku për një kohë të gjatë dominon paqëndrueshmëria politike, po jetohen përleshje midis huthive të mbështetur nga Irani dhe forcave qeveritare.

Huthitë kanë marrë nën kontrollë kryeqytetin Sana dhe disa zona që nga shtatori 2014, ndërsa forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite kanë mbështetur qeverinë e Jemenit kundër huthive që nga marsi 2015.

Lajme të ngjashme