Kalin: Çlirimi i Karabakut hapi një faqe të re në histori

Me çlirimin e Karabakut është hapur një faqe e re në histori, tha zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin në një takim me qytetarët turq në Çikago.

1752924
Kalin: Çlirimi i Karabakut hapi një faqe të re në histori

Kalin shkoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të marrë pjesë në kongresin e MAS-ICNA, një aktivitet që bashkon çdo vit dhjetëra mijëra myslimanë amerikanë.

Kurse në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Çikago Ibrahim Kalin pati një takim me bashkatdhetarët që jetojnë në ShBA.

Duke iu përgjigjur një prej pyetjeve zëdhënësi i Presidencës së Turqisë vuri në dukje se lobi armen në Shtetet e Bashkuara i ka bërë një pjesë të identitetit ndjenjat antiturke.

Në Kaukaz tani po përparon një proces krejtësisht tjetër, dhe themeli mbi të cilin kjo diasporë ka ndërtuar gjithë energjinë dhe argumentet e saj është në prag të kolapsit. Me fjalë të tjera, konflikti midis Armenisë dhe Turqisë ose konflikti armeno-turk në Kaukaz po i afrohet fundit. Me çlirimin e Karabakut, pamvarësimin e tij dhe riintegrimin e këtij rajoni me territorin e Azerbajxhanit, është hapur një faqe e re e historisë”, tha Kalin.



Lajme të ngjashme