Bregu Perëndimor – Forcat izraelite plagosin 43 palestinezë

Në ndërhyrjen të forcave izraelite kundër palestinezëve që demonstronin kundër thirrjeve të kolonëve hebrenj për të protestuar në Bregun Perëndimor janë plagosur gjithsej 43 persona në mesin e të cilëve 8 me plumba të vërtetë dhe 35 me plumba gome.

1752605
Bregu Perëndimor – Forcat izraelite plagosin 43 palestinezë

Në ndërhyrjen të forcave izraelite kundër palestinezëve që demonstronin kundër thirrjeve të kolonëve hebrenj për të protestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar janë plagosur gjithsej 43 persona në mesin e të cilëve 8 me plumba të vërtetë dhe 35 me plumba gome.

Disa palestinezë u mblodhën në hyrje të fshatit Burka në Nablus pasi kolonët hebrenj kërkuan mbajtjen e protestave për kthim në vendbanimin Homesh, pranë qytetit të Nablus, i cili u evakuua në vitin 2005. Ushtarët izraelitë ndërhynë duke përdorur plumba gome dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve.

Ahmed Jibril, një zyrtar i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Nablus, tha se tetë palestinezë të plagosur nga municionet i vërtetë u trajtuan fillimisht nga ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe, ndërsa një palestinez i qëlluar në gjoks është në gjendje të rëndë.

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas, tha se rezistenca e armatosur në veçanti mund të ndalojë dhe të pengojë agresionin e kolonëve hebrenj.

Abdulhakim Hanini, një lider i Hamasit, lëshoi një deklaratë me shkrim pasi trupat izraelite plagosën dhjetëra njerëz kur ndërhynë me palestinezët që demonstronin kundër thirrjeve që kolonët hebrenj të marshonin në Bregun Perëndimor të pushtuar.

"Çdo rezistencë, veçanërisht rezistencë e armatosur, mund të pengojë kolonët dhe të ndalojë agresionin e tyre," tha ai.

Hanini u kërkoi gjithashtu palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem të mbështesin vendbanimin Burka ku ndodhën incidentet dhe të lehtësojnë barrën e tij.

Pasi kolonët hebrenj bënë thirrje për një marsh kthimi në vendbanimin e paligjshëm Homesh pranë qytetit të evakuuar të Nablusit në vitin 2005, disa palestinezë u mblodhën në hyrje të vendbanimit Burka në Nablus, ku ushtarët izraelitë përdorën plumba të vërtetë gome dhe gaz lotsjellës.

Këshilli kundër Vendbanimeve Hebraike dhe Muri Ndarës i Organizatës Çlirimtare të Palestinës dhe njoftuan në Facebook se marshimi i kolonëve hebrenj ishte anuluar.



Lajme të ngjashme