Analiza e javës - Situata e fundit në Siri

Vlerësimii i akademikut, Can Acun, studiues i politikave të jashtme pranë Fondacionit për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) në Ankara në lidhje me situatën e fundit në Siri.

1751873
Analiza e javës - Situata e fundit në Siri

Analiza e javës - Situata e fundit në fushën e Sirisë

Takimi i 17-të i Procesit të Astanës u mbajt pas një pauze të gjatë me pjesëmarrjen e Turqisë, Rusisë dhe Iranit. Më 21-22 dhjetor 2021, Takimi i Nivelit të Lartë për Sirinë në Nur-Sulltan u fokusua në situatën e përgjithshme në Siri, luftën kundër terrorizmit dhe separatizmit dhe kthimin e refugjatëve.  Ndërkohë që prej disa kohësh nuk ka pasur asnjë veprim serioz ushtarak në zonën siriane, procesi i zgjidhjes politike është bllokuar gjithashtu. Në një konjukturë të tillë, delegacionet turke, ruse dhe iraniane pas një kohe të gjatë u takuan në Nur-Sultan për raundin e 17-të të bisedimeve për Sirinë. Ndërkohë që po diskutohet për situatën aktuale në Siri, duket se qëndrimet e palëve nuk kanë ndryshuar ende. Në deklaratën e bërë pas takimit u tha se në mbledhje "U diskutuan zhvillimet e fundit në procesin e zgjidhjes politike, situata në Idlib, ndihma humanitare dhe lufta kundër terrorizmit". Në veçanti, në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke u tha që: “Palët nënvizuan se janë të papranueshme përpjekjet e paligjshme të vetëqeverisjes që po tentohen të zbatohen me pretekstin e luftës kundër terrorizmit. Në këtë kontekst është theksuar angazhimi ynë në luftën kundër organizatës terroriste PKK/YPG, si dhe numri në rritje i sulmeve dhe represioneve kundër civilëve nga strukturat separatiste në lindje të Eufratit."

Turqia mbetet seriozisht e shqetësuar nga politika përçarëse e Rusisë dhe Iranit ndaj organizatës terroriste PKK/YPG. Negociatat e Rusisë ndërmjet regjimit sirian dhe PKK/YPG-së në përpjekje t'i rezistojë veprimeve të mundshme ushtarake turke, ngrenë përsëri dyshimet e Turqisë në këtë kontekst. Organizata terroriste PKK/YPG aktualisht kontrollon një zonë prej rreth 45.000-50.000 kilometra katrorë në lindje të Eufratit, ndërsa forcat ruse dhe të regjimit vazhdojnë të anojnë me elementët terroristë të PKK/YPG-së, veçanërisht përgjatë kufirit turk. Më në jug, ka trupa amerikane. Një situatë të ngjashme ka edhe në Tel-Rifat dhe Menbixh në perëndim të Eufratit. Elementët e PKK/YPG-së i përdorin këto zona për aktivitete terroriste në zonat e kontrolluara nga Turqia dhe herë pas here kryejnë sulme terroriste drejtpërdrejt kundër trupave turke. Nuk bëhet fjalë që Turqia të pranojë situatën aktuale. Siç ka deklaruar më parë Presidenti Erdogan, ose elementët terroristë në këto zona do të spastrohen plotësisht nga Rusia dhe regjimi, ose Turqia do të ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta ushtarake.

Rusia duhet të adoptojë një kurs veprimi në lidhje me organizatën terroriste PKK/YPG me vetëdije për ndjeshmërinë dhe kërcënimin që paraqet kjo organizatë për sigurinë kombëtare të Turqisë, përndryshe është e pamundur të arrihet një zgjidhje në Siri dhe të dalë nga spiralja humbje-humbje.

Autor: Can ACUN



Lajme të ngjashme