Putin: Rusia nuk përbën kërcënim për shtetet e tjera

Konferencat e fundvitit për shtyp të liderit rus tradicionalisht konsiderohen si përmbledhje e rezultateve të vitit.

1751790
Putin: Rusia nuk përbën kërcënim për shtetet e tjera

Presidenti i Federatës së Rusisë, Vladimir Putin mbajti të enjten konferencën e 17-të vjetore të madhe për shtyp.

Për shkak të kufizimeve të COVID-19, vetëm pak më shumë se 500 përfaqësues të medias mundën të merrnin pjesë personalisht në konferencën për shtyp që u mbajt në sallën qendrore të ekspozitave Manezh në Moskë.

Tradicionalisht, konferencat e mëdha për shtyp të Putinit konsiderohen si përmbledhje e rezultateve të vitit.

Kreu i shtetit rus foli edhe për marrëdhëniet me Ukrainën, ku vlerësoi mundësinë e sulmimit të këtij vendi.

Duke iu përgjigjur pyetjes se cilat garanci mund të japë Moska për mossulmimin e Ukrainës apo e ndonjë shteti tjetër sovran, apo kjo do të varet nga negociatat lidhur me garancitë e ndryshme të sigurisë mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) e NATO-s, lideri rus vuri në dukje se nuk është pala ruse ajo që krijon kërcënime ndaj shteteve të tjera.

“Veprimet tona nuk do të jenë në varësi të ecurisë së negociatave, por në varësi të garantimit pa kushte të sigurisë së Rusisë sot dhe gjatë të gjithë historisë. Në këtë kontekst ne e kemi sqaruar mirë që për ne është e papranueshme zgjerimi i NATO-s në drejtim të lindjes. Çfarë këtu për t’u mos u kuptuar? Ne jemi ata që instalojnë raketa afër kufijve të ShBA-së? Jo. ShBA-ja ka ardhur në shtëpinë tonë bashkë me raketat e saj. Tani këto raketa gjenden në pragun e shtëpisë sonë. Mos vallë është një kërkesë e panevojshme të kërkosh mosvendosjen e raketave sulmuese pranë shtëpisë tënde? Çfarë ka të çuditshme këtu?”,- tha Putin.

"Si do të reagonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse do t'i kishim vendosur raketat tona në kufirin midis Kanadasë dhe ShBA-së, Meksikës dhe ShBA-së? A nuk ka pasur mosmarrëveshje territoriale midis Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara? E kujt ka qenë më parë Kalifornia, Teksasi? Apo e keni harruar këtë? Komentoi shefi i Kremlinit.

Duke thënë se ata nuk e kanë harruar se si u krijua Ukraina, Putin e vijoi kështu fjalimin e tij:

“Kur krijoi Bashkimin Sovjetik Vladimir Lenini krijoi edhe Ukrainën”. 

Duke theksuar se për ta janë të rëndësishme rezultatet e negociatave ndërmjet Rusisë, SHBA-së dhe NATO-s, jo ecuria e këtyre negociatave, Putin tha: “NATO na premtoi në vitet 1990 se nuk do të përparonte drejt lindjes”. 

“Ata na mashtruan në mënyrë të paturpshme. Tani NATO ka pasur 5 valë të zgjerimi. Ne nuk kërcënojmë askënd”, nënvizoi Putin.

Ne ishim ata që shkuam atje në kufijtë e SHBA-së, apo në kufijtë e Britanisë së Madhe, apo erdhën ata tek ne? Dhe tani ata thonë: "Jo, dhe Ukraina do të anëtarësohet në NATO". Kjo do të thotë se edhe atje do të ketë sisteme të ngjashme, ose baza të nivelit dypalësh dhe sisteme sulmuese”, shtoi ai.

Ju kërkoni një lloj garancie nga unë. Ju duhet të na jepni garanci, ju - dhe menjëherë, tani, dhe të mos flasim për dekada të tëra”, tha kreu i shtetit.



Lajme të ngjashme