Afganistan - Shpërthim në zyrën e pasaportave në Kabul, nuk ka viktima

Sipas Drejtorisë së Policisë së Kabulit shpërthimi nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa është neutralizuar një militant që tentoi të hynte brenda.

1751627
Afganistan - Shpërthim në zyrën e pasaportave në Kabul, nuk ka viktima

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur të enjten në kryeqytetin e Afganistanit.

Sipas Drejtorisë së Policisë së Kabulit, ngjarja ka ndodhur nga shpërthimi i një autobombe të parkuar jashtë zyrës së pasaportave në Kabul.

Menjëherë pas shpërthimit, një militant tentoi të hynte brenda, por u neutralizua nga oficerët e sigurisë.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar, njofton Policia.

Të enjten, Zyra e Pasaportave në Kabul është hapur vetëm për anëtarët e Talibanit. Prandaj, ka mundësi që talibanët të kenë qenë në shënjestër të këtij sulmi.



Lajme të ngjashme