Honduras – Xiomara Castro fiton zgjedhjet presidenciale

Kandidatja e majtë, Xiomara Castro, u shpall zyrtarisht fituese e zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 28 nëntor në Honduras.

1750366
Honduras – Xiomara Castro fiton zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Këshillit Kombëtar Zgjedhor të Hondurasit (CNE), Kelvin Aguirre, njoftoi përmes radios shtetërore se mandati i Xiomara Castros do të fillojë më 27 janar 2022 dhe do të përfundojë më 27 janar 2026.

Kelvin Aguirre deklaroi se 62-vjeçarja Castro, kandidate e Partisë për Liri dhe Rithemelim (Libre), ka marrë 51,12% (1.716.793) të votave, ndërsa ish-deputeti Nasry Asfura, kandidati i Partisë Kombëtare të Hondurasit në pushtet, ka marrë 36,93% (1.240.260) të votave.

Aguirre theksoi se në zgjedhje morën pjesë 3 milionë e 580 mijë e 527 qytetarë dhe se kjo përkon me 68,58% të votuesve.

Xiomara Castro, bashkëshorte e ish-presidentit Manuel Zelaya, i jep fund kështu qeverisjes 12-vjeçare të partisë së djathtë duke u bërë “gruaja e parë kryetare e shtetit në Honduras”.



Lajme të ngjashme