Kirgizia merr në dorëzim dronët e armatosur “Bayraktar TB” të blerë nga Turqia
Dronët e armatosur “Bayraktar TB2”, të cilat Kirgizia i bleu nga Turqia, kanë mbërritur në Kirgizi.
1749500

Dronët e armatosur “Bayraktar TB2”, të cilat Kirgizia i bleu nga Turqia, kanë mbërritur në Kirgizi.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Qendra e Informimit të Presidencës kirgize, Presidenti Sadir Caparov inspektoi dronët e armatosur Bayraktar TB2 të blera nga Turqia për përdorim në Shërbimin e Rojës Kufitare të Komitetit Shtetëror për Sigurinë Kombëtare të Kirgizisë.
Caparov u informua për sistemin operativ të dronëve dhe u bë një fluturim demonstrues.
Dronët do të përdoren tërësisht për të garantuar sigurinë e mbrojtjes së vendit, përfshirë mbrojtjen e kufijve shtetërorë.