Irak – Zona e Gjelbër në Bagdad sërish sulmohet me raketa

Zona e Gjelbër në Bagdad të Irakut është shënjestruar me dy raketa.

1749459
Irak – Zona e Gjelbër në Bagdad sërish sulmohet me raketa

Zona e Gjelbër në Bagdad të Irakut është shënjestruar me dy raketa.

Nuk raportohet për viktima apo të plagosur në sulm.

Mediat irakiane raportuan se një raketë e hedhur nga raketahedhësi shumëgrykësh në Zonën e Gjelbër në Bagdad, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe të misioneve të huaja, ishte parandaluar nga një sistem i mbrojtjes ajrore.

Raketa tjetër ka rënë pranë Zonës së Gjelbër, duke dëmtuar dy automjete.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por bëhet e ditur se ka filluar një hetim në lidhje me rastin.



Lajme të ngjashme