Për herë të parë një kryeministër izraelit viziton EBA

Kryeministri izraelit Naftali Bennett do të zhvillojë për herë të parë një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

1746276
Për herë të parë një kryeministër izraelit viziton EBA

Sipas një deklarate nga Zyra e Shtypit e Kryeministrit të Izraelit Bennett po udhëton sot për në Abu-Dabi për t’u takuar me Princin e Kurorës së EBA-së, Mohammed bin Zayed Al-Nahyan.

Planifikohet që Bennett të takohet me Princin e Kurorës nesër. Gjatë takimit njoftohet se do të diskutohen “çështjet e avancimit të marrëdhënieve në sferat ekonomike dhe rajonale që do të kontribuojnë në forcimin e mirëqenies dhe stabilitetit të dy vendeve”.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një Kryeministri izraelit në EBA.

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë më 15 shtator 2020. (AA)



Lajme të ngjashme