Siri - ShBA bën stërvitje ushtarake me terroristët e YPG/PKK

Forcat amerikane në rajonet që mbahen të pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK në Siri vazhdojnë të organizojnë trajnime të armatosura për pjesëtarët e kësaj organizate.

1744787
Siri - ShBA bën stërvitje ushtarake me terroristët e YPG/PKK

Ushtria amerikane vazhdon trajnimet me armë për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri.

Së fundmi trupat amerikane kanë organizuar një stërvitje të përbashkët ushtarake me organizatën terroriste në perëndim të qytetit Deir ez-Zor.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se Forcat e SHBA-së zhvilluan një stërvitje të përbashkët ushtarake me terroristët në shkretëtirën Abu Haseb, që ndodhet në periferinë perëndimore të Deri ez-Zor.

Në stërvitjen e kryer me 3 tanke dhe disa mjete të blinduara, terroristët u trajnuan për përdorimin e raketave të komanduara.

Ndërkohë ra në sy se stërvitja ushtarake u zhvillua në vend afër qytezës Al-Salihiyye, ku janë dislokuar ushtarët rusë dhe grupet terroriste që mbështeten nga Irani, në afërsi të qendrës së qytetit Seir ez-Zor. Kontrolli në qytezën Al-Salihiyye për momentin ndodhet në duart e forcave të regjimit të Beshar Esadit.

Më 1 dhjetor Forcat Speciale të SHBA-së filluan një trajnim tjetër të armatosur për qindra terroristë të YPG/PKK në provincën verilindore Al-Hasakah të Sirisë.



Lajme të ngjashme