SHBA përsërit mbështetjen për Ukrainën ndërsa Rusia shqetësimet nga zgjerimi i NATO-s në lindje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin diskutuan tensionet në kufirin ukrainas me anë të një videokonference.

1744516
SHBA përsërit mbështetjen për Ukrainën ndërsa Rusia shqetësimet nga zgjerimi i NATO-s në lindje
putin-biden.jpg
putin-biden1.jpg

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti rus Vladimir Putin diskutuan tensionet në kufirin ukrainas me anë të një videokonference.

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë me shkrim në lidhje me takimin dy orësh të Bidenit dhe Putinit të mbajtur dje.

SHBA dhe partnerët evropianë shprehën shqetësim të thellë rreth dislokimit ushtarak të Rusisë në kufirin ukrainas, thuhet në deklaratë.

“Biden e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët do të përgjigjen me masa të forta ekonomike dhe të tjera nëse Rusia rrit tensionet ushtarake në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

“Presidenti amerikan theksoi mbështetjen e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Biden bëri thirrje për "çtensionim dhe kthim në diplomaci".

Ndërkaq në një deklaratë me shkrim nga Pallati Presidencial Rus (Kremlin) thuhet se takimi ishte "i hapur" dhe "i orientuar drejt biznesit", duke shtuar se të dy udhëheqësit diskutuan zbatimin e rezultateve të samitit në Gjenevë të Zvicrës të mbajtur më 16 qershor.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu çështja e Ukrainës, thuhet në deklaratë, duke shtuar se nuk ka pasur "asnjë përparim" në zbatimin e marrëveshjeve të Minskut të 2015.

"NATO po bën përpjekje të rrezikshme për të eksploruar territorin ukrainas dhe për të zhvilluar potencialin e saj ushtarak pranë kufijve tanë. Prandaj, Rusia është e shqetësuar me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe është përqendruar në marrjen e garancive të besueshme dhe ligjore që pengojnë vendosjen e sistemeve të armëve në vendet fqinje të Rusisë", thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash në deklaratë gjithashtu vihet në dukje se bashkëpunimi midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara është ende "jo i kënaqshëm", ndërsa Putin i ofroi Bidenit të rishikohen masat për aktivitetet e misioneve diplomatike të dy vendeve.

Duke diskutuar çështjet rajonale si dialogu i Stabilitetit Strategjik SHBA-Rusi, çështja e sulmeve kibernetike dhe Iranit, Putin dhe Biden urdhëruan ekipet e tyre të ndjekin nga afër këto tema.



Lajme të ngjashme