Arrestohet në Paris një i dyshuar për vrasjen e Khashoggi

Në Paris është arrestuar një i dyshuar për lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll.

1744425

Siç raportojnë mediat lokale duke cituar burime gjyqësore, 33-vjeçari Khaled Aedh Al-Otaibi u arrestua në aeroportin “Charles de Gaulle” nga policia kufitare franceze teksa po hipte në një aeroplan për në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite.

Gazetari saudit ishte një emër i njohur për kritikat e tij ndaj Princit të Kurorës së Arabisë Saudite Muhammed Bin Salman dhe shkruante për gazetën “Washington Post”. Khashoggi u vra brutalisht më 2 tetor 2018 në territorin e Konsullatës së Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll. Nga hetimet doli se pas vrasjes, trupi i Khashoggit ishte copëtuar dhe zhdukur.

Lajme të ngjashme