Ukraina mirënjohëse SHBA-së për mbështetjen kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Vladimir Zelenskiy, diskutoi me telefon për çështjet që lidhen me vendin e tij me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përpara takimit të sotëm mes Biden dhe Putin.

1743987
Ukraina mirënjohëse SHBA-së për mbështetjen kundër Rusisë

Presidenti ukrainas, Vladimir Zelenskiy, diskutoi me telefon për çështjet që lidhen me vendin e tij me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përpara takimit të sotëm mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Zelenskiy tha në Twitter se ai dhe Blinken ranë dakord për pozicionet e tyre përpara takimit Biden-Putin.

“Shtetet e Bashkuara ranë dakord të vazhdojnë të veprojnë së bashku”, tha Zelenskiy.

"I jam mirënjohës partnerit strategjik dhe aleatit Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin tonë territorial," tha ai.



Lajme të ngjashme