Katari beson në ekonominë e Turqisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdurrahman Al-Thani tha se Turqia me diversitetin e saj ka një ekonomi të fortë dhe ata i besojnë ekonomisë turke.

1743939
Katari beson në ekonominë e Turqisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdurrahman Al-Thani tha se Turqia me diversitetin e saj ka një ekonomi të fortë dhe ata i besojnë ekonomisë turke.

Al-Thani tha në një konferencë për shtyp me ministrin e Jashtëm Mevlut Çavusoglu, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin e tij, në kryeqytetin Doha se takimi i tyre dypalësh u fokusua në çështjen palestineze, zhvillimet në Siri dhe Afganistan.

Duke theksuar se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Katarit janë një partneritet strategjik dhe i jashtëzakonshëm dhe se këto marrëdhënie vazhdojnë të zhvillohen në të gjitha fushat, Al-Thani kujtoi se sot, me pjesëmarrjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Emirit të Katarit Sheik Temim bin Hamed Al-Thani, do të zhvillohet takimi i 7-të i Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.

“Emiri i Katarit dhe Presidenti Erdogan do të diskutojnë gjithashtu situatën politike dhe humanitare në Afganistan”, tha Al-Thani, ndërsa shtoi se pritet që gjatë takimit të nënshkruhen 12 marrëveshje të reja.

Ndërkaq për sa i përket ekonomisë turke, ministri i Katarit Al-Thani tha: "Ne mbështetemi në një ekonomi të larmishme turke, e cila është ndërtuar mbi baza të forta. Kjo i lejon ekonomisë së vendit të kapërcejë situatën e saj aktuale. Katari ka investime të mëdha në Turqi dhe këto investime janë të frytshme."



Lajme të ngjashme