Biden diskuton çështjen e Ukrainës me liderët e BE-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden diskutoi çështjen e Ukrainës me liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë përpara një video-konference me presidentin rus Vladimir Putin.

1743979

Sipas një deklarate me shkrim të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Biden zhvilloi biseda telefonike me Presidentin francez Emmanuel Macron, Kancelaren gjermane Angela Merkel, Kryeministrin italian Mario Draghi dhe Kryeministrin britanik Boris Johnson.

Ata shprehën shqetësimin për grumbullimin e trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën e saj gjithnjë e më të ashpër.

Duke i kërkuar Rusisë të ulë tensionet, liderët theksuan se diplomacia, veçanërisht përmes Formatit të Normandisë, është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjen në Donbas përmes Marrëveshjeve të Minskut.

Pasi nënvizuan mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, liderët ranë dakord për kontakte të ngushta për një qasje të përbashkët ndaj çështjes.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se ata do të përdorin të gjitha mjetet diplomatike për të zgjidhur tensionet Rusi-Ukrainë dhe se përfshirja ushtarake nuk është ndër zgjedhjet e tyre të para nëse Rusia pushton Ukrainën.

Lajme të ngjashme