Reisi: Punimet e Iranit janë në përputhje me marrëveshjen bërthamore

Presidenti iranian Ibrahim Reisi tha se janë duke e zhvilluar punimet e tyre në përputhje me marrëveshjen bërthamore, ndërsa shtoi se palës tjetër i paraqitën dy drafte.

1743540
Reisi: Punimet e Iranit janë në përputhje me marrëveshjen bërthamore

Presidenti iranian Ibrahim Reisi tha se janë duke e zhvilluar punimet e tyre në përputhje me marrëveshjen bërthamore, ndërsa shtoi se palës tjetër i paraqitën dy drafte.

Në një intervistë ekskluzive për televizionin shtetëror, Reisi tha se kanë krijuar dy njësi të veçanta për heqjen e sanksioneve dhe se kjo çështje është në agjendën e qeverisë.

"Pala tjetër mendoi se ne nuk do të marrim pjesë në negociata. Sipas tyre ne nuk kishim asgjë për t'u thënë. Ata menduan se ne nuk do të bënim ndonjë përpjekje aktuale. Irani mori pjesë fuqimisht në negociata dhe paraqiti dy drafte. Ne po veprojmë sipas marrëveshjes bërthamore. Punimet po kryhet në përputhje me marrëveshjen bërthamore", bëri të ditur Reisi.

Ai tha se nuk do ta lidhin ekonominë e vendit dhe buxhetin e vitit të ri me marrëveshjen bërthamore.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Hatibzade tha se negociatat mbi marrëveshjen bërthamore në Vjenë të Austrisë, do të rifillojnë gjatë fundjavës.

"Ne i zhvillojmë negociatat sipas drafteve që i paraqesim palës tjetër. Nuk ka asnjë marrëveshje të përkohshme ose graduale. Pala tjetër nuk e kundërshtoi tekstin e paraqitur nga Irani, ata thjesht thanë se duhet ta vlerësojnë atë dhe nuk mund t'i përmbushin të gjitha kërkesat”, tha ai.

Hatibzade përkujtoi se negociatat nuk kanë përfunduar dhe se është bërë vetëm një pauzë, duke shtuar se nëse është e nevojshme mund të paraqiten draft propozime të reja.



Lajme të ngjashme