Kryeministri izraelit i del në mbrojtje policit që vrau palestinezin

Kryeministri izraelit, Naftalí Bennett shprehu "mbështetje të plotë" për policinë që vrau një palestinez në Jerusalemin Lindor të pushtuar, sipas një deklarate nga qeveria izraelite.

1743120
Kryeministri izraelit i del në mbrojtje policit që vrau palestinezin

Në takimin që pati me Ministrin e Sigurisë së Brendshme të Izraelit, Omer Bar Lev, kryeministri izraelit, Naftali Bennett vlerësoi çështjen e vrasjes së një palestinezi nga policia izraelite në Jerusalemin Lindor të pushtuar me pretendimin se “palestinezi e kishte sulmuar policin me thikë”.

Sipas deklaratës së Qeverisë, Kryeministri Bennett deklaroi se ai e mbështet plotësisht vrasjen e një palestinezi nga policia izraelite, duke shtuar se "Kjo është ajo që ne presim nga forcat tona të rregullta të sigurisë dhe kështu ato vepruan".

Kurse në deklaratën e presidencës palestineze u tha:

“Vrasja e Muhamed Selime, i cili u qëllua për vdekje ndërsa ishte në gjendje të plagosur, është një krim lufte i dokumentuar”.

Forcat izraelite të sigurisë vranë një palestinez me armë zjarri pranë Portës së Damaskut në qytetin e vjetër të Jerusalemit Lindor të pushtuar kinse “palestinezi kishte sulmuar me thikë”.

Pamjet e ngjarjes, ku policia izraelite duket teksa hap zjarr ndaj një personi që përpëlitej në tokë, ishin publikuar edhe në rrjetet sociale.



Lajme të ngjashme