Indonezi – Shpërthen vullkani Semeru në Xhavën Lindore

Vullkani Semeru në provincën e Xhavës Lindore të Indonezisë shpërtheu të shtunën duke mbuluar vendbanimet përreth me tym e hi.

1742977
Indonezi – Shpërthen vullkani Semeru në Xhavën Lindore

Shpërthimi në malin vullkanik Semeru, 3.676 metra i lartë, bëri që zonat e banuara përreth tij në regjencën Lumaxhang të kaplohen nga re tymi dhe hiri intensiv.

Thoriqul Haq, zyrtar i lartë i kësaj njësie administrative indoneziane, tha në një deklaratë për kanalin “TVOne” tha se për shkak të tymit dhe hirit shumë fshatra u zhytën në errësirë dhe se qindra persona u evakuuan drejt zonave të sigurta.

Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi nuk ka shkaktuar të vdekur ose të plagosur.

Indonezia pozicionohet gjeografikisht në zonën e quajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ku vullkanet dhe tërmetet janë të shpeshta, ndërsa vendi ka rreth 130 vullkane aktive.



Lajme të ngjashme