Siri – 6 të plagosur nga sulmet e regjimit në Idlib
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile, 6 civilë kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 2 në gjendje të rëndë, në sulmet e forcave të regjimit në Zonën e Çtensionimit në Idlib.
1742070

Të paktën 6 civilë janë plagosur në sulmet e grupeve terroriste që kontrollohen nga regjimi i Esadit dhe mbështetësit të tij, Irani, ndaj vendbanimeve civile duke shkelur armëpushimin në Zonën e Çtensionimit në Idlib të Sirisë.
Forcat e regjimit, të përbëra nga ushtria e regjimit të Esadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani, që janë dislokuar në nënprefekturën Serakib në verilindje të Idlibit, e shkelën armëpushimin duke sulmuar rrethin Binnish në verilindje të Idlibit.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Mbrojtjes Civile, 6 civilë kanë mbetur të plagosur, nga të cilët 2 në gjendje të rëndë.
Të plagosurit u dërguan në spitalet e afërta.