Organizata separatiste terroriste PKK/YPG vazhdon të rrëmbejë fëmijë në Siri

Burimet e sigurisë bënë të ditur se PKK/YPG rrëmbeu një djalë tjetër 13-vjeçar të quajtur Hamid Ahmed në fshatin Kebka të qytetit Haseke në Siri.

1742059
Organizata separatiste terroriste PKK/YPG vazhdon të rrëmbejë fëmijë në Siri

Organizata separatiste terroriste PKK/YPG ka rrëmbyer edhe një fëmijë tjetër në veri të Sirisë.

Burimet e sigurisë bënë të ditur se PKK/YPG rrëmbeu një djalë tjetër 13-vjeçar të quajtur Hamid Ahmed në fshatin Kebka të qytetit Haseke në Siri.

Javën e kaluar, terroristët e PKK/YPG-së rrëmbyen 3 vajza të moshës 15-vjeçare në Amude.

Burimet e sigurisë thanë se organizata separatiste terroriste u dha trajnim armësh fëmijëve të rrëmbyer në kampet ushtarake që i përkasin regjimit sirian dhe milicisë iraniane.

Bëhet e ditur se disa nga fëmijët e rrëmbyer u dërguan në Kandil dhe Sincar të Irakut, ndërsa të tjerët u trajnuan në Siri dhe u dërguan në vijën e parë të frontit.

Burimet rajonale lidhur me rrëmbimet e fëmijëve, ku reagimet janë shtuar së fundmi, thanë: “Dihet se organizata terroriste PKK/YPG ka rrëmbyer 9 fëmijë në qytetet Kamishli, Amude dhe Halep në javët e fundit. Fëmijët e rrëmbyer janë armatosur dhe u nënshtrohen stërvitjes ideologjike dhe ushtarake. Gjithashtu, u bë thirrje organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të ndërmarrin veprime për të bërë publike dhe parandaluar këto aktivitete të paligjshme të PKK/YPG-së.”

 



Lajme të ngjashme