Në detin e Japonisë u mbyt një anije e ngarkuar me qymyr

Anija e ngarkesave të thata “Houei Crystal” që lundronte me flamurin e Panamasë lëshoi sinjal për ndihmë afër brigjeve të rajonit Shimane të Japonisë perëndimore.

1741867

Roja Bregdetare japoneze dërgoi fregatat e saj në vendin e ngjarjes.

Raportohet se anija e transportit u mbyt 380 km në verilindje të ishullit Okinoshima.

Anijet e Rojës Bregdetare të Koresë së Jugut mbërritën në zonë dhe gjetën 17 anëtarë të ekuipazhit në një varkë shpëtimi.

Kurse Roja Bregdetare japonezevazhdon kërkimet për anëtarin e ekuipazhit që rezulton i zhdukur.

Anija e mbytur me 8 tonë qymyr në bord ishte nisur nga porti Nahkhodka i Rusisë dhe lundronte drejt portit Kinuura, që ndodhet në pjesën qendrore të Japonisë.

Mësohet se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë shtetas vietnamezë.

Lajme të ngjashme