ShBA – 3 të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në Miçigan

Tre gjimnazistë u vranë dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë një mësues, në sulmin me armë që ndodhi të martën në shtetin amerikan të Miçiganit, thanë autoritetet.

1741316
ShBA – 3 të vdekur nga të shtënat me armë në një shkollë në Miçigan

Në sulmin me armë zjarri që ndodhi të martën në një shkollë të mesme në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë vdekur 3 persona.

Zyra e Sherifit të Oakland njoftoi se një nxënës i shkollës së mesme Oxford kishte hapur zjarr me armën që kishte çuar në shkollë dhe kishte plagosur edhe 6 persona të tjerë.

Një skuadër e forcave speciale SWAT ndërhyri nga ajri me helikopter në shkollë dhe arrestoi nxënësin e armatosur.

Sipas përcaktimeve nga arma e gjimnazistit kanë dalë 15 deri në 20 plumba dhe siç raportohet ai nuk ka rezistuar gjatë arrestimit.

Mësohet se i akuzuari nuk ka pranuar të flasë për motivet e sulmit, besohet se ai ka vepruar i vetëm në këtë ngjarje.

Njoftohet se agresori është një nxënës 15-vjeçar i të njëjtës shkollë.

Autoritetet thonë se një ngjarje e tillë në Miçigan nuk ka ndodhur që prej rreth 40 vjetësh.



Lajme të ngjashme