“Në bisedën Putin-Erdogan do të diskutohet edhe ndërmjetësimi i Turqisë në krizën e Ukrainës”

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë po përparojnë në një mënyrë miqësore.

1741451
“Në bisedën Putin-Erdogan do të diskutohet edhe ndërmjetësimi i Turqisë në krizën e Ukrainës”

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë po përparojnë në një mënyrë miqësore.

Ai tha: “Është planifikuar një telefonatë mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit Recep Tayyip Erdogan. Mendoj se në këtë bisedë do të diskutohet edhe çështja e ndërmjetësimit të Turqisë në krizën e Ukrainës”.  

Lavrov, në fjalimin e tij në Këshillin e Federatëssë Rusisë, bëri vlerësime për krizën me Ukrainën.

Sergej Lavrov, i cili pretendoi se NATO, duke e marrë nën ndikimin e saj po përpiqet ta bëjë Ukrainën "anti-ruse", tha: "(NATO) po dërgon armë vdekjeprurëse në Kiev dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërmarrin hapa provokues në ajër dhe në det pranë kufijve tanë”.

Duke iu referuar deklaratës së presidentit Erdogan se Turqia mund të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për paqen në rajon, Lavrov tha: “Është planifikuar një telefonatë mes Putinit dhe Erdoganit. Mendoj se në këtë bisedë do të diskutohet edhe çështja e ndërmjetësimit të Turqisë në krizën e Ukrainës”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov theksoi natyrën pozitive të marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë, dhe shtoi: “Pavarësisht prej dallimeve tona serioze në lidhje me çështje të rëndësishme ndërkombëtare, diskutimi i këtyre dallimeve dhe se si këto probleme mund të trajtohen në mënyrë më efektive, bëhet gjithmonë në një mënyrë miqësore, të sinqertë dhe me respekt reciprok.”

Edhe Zëdhënësi i Pallatit Presidencial të Rusisë (Kremlin), Dmitry Peskov, në deklaratën e tij para gazetarëve në kryeqytetin Moskë, preku deklaratat e presidentit Erdogan i cili tha se Turqia mund të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës për të vendosur paqen në rajon.

“Erdogan ka ndikim të rëndësishëm në shumë aspekte në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Nëse zoti Erdogan mund ta përdorë këtë ndikim për të zbatuar marrëveshjet e Minskut për Kievin, marrëveshjet e arritura në Paris, Rusia do ta mirëpresë këtë”, tha zëdhënësi Peskov.

Duke argumentuar se Rusia nuk është një nga palët në krizën në Ukrainë, Peskov parashtroi se konfliktet në Ukrainë janë një luftë civile.



Lajme të ngjashme