Francë – Kandidati presidencial, Eric Zemmour, u kërkon myslimanëve të asimilohen

Gazetari dhe shkrimtari Eric Zemmour, ekstremist i djathtë që kandidon për zgjedhjet presidenciale në Francë, u bëri thirrje myslimanëve në vend që të asimilohen.

1741412
Francë – Kandidati presidencial, Eric Zemmour, u kërkon myslimanëve të asimilohen

Duke folur për kanalin televiziv “TF1”, Eric Zemmour argumentoi se ai do të jetë president i francezëve dhe “myslimanëve francezë” nëse del fitues nga zgjedhjet që do të mbahen në prill 2022.

“Ndryshe nga të tjerët, unë nuk bëj dallim mes Islamit dhe Islamizmit. Ata janë e njëjta gjë. Por unë bëj dallim ndërmjet Islamit dhe myslimanëve. Unë u bëj thirrje të gjithë myslimanëve që të asimilohen e të refuzojnë praktikat e Islamit që imponon rregulla ligjore dhe politike”, u shpreh Zemmour duke pretenduar se deklarata e bërë për hebrenjtë në vitin 1789, se “nuk duhet t'u japim asgjë hebrenjve si komb, por duhet t'u japim gjithçka hebrenjve si individë”, vlen edhe për myslimanët.

Zemmour pretendoi gjithashtu se ai është kandidati presidencial që i mbron më mirë gratë.

Ai e shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale 2022 përmes një videoje të publikuar nga llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Ekstremisti i djathtë 63-vjeçar, i cili është ngritur me shpejtësi në sondazhe ende pa shpallur kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale franceze, spikat si një figurë politike ultrakonservatore, islamofobe, kundërshtare e politikave që favorizojnë emigracionin, nacionaliste dhe që adopton konceptin e shtetkombit.

I lindur në Paris në vitin 1958 nga një familje hebraike me origjinë berbero-algjeriane, Eric Zemmour u gjobit me 3 mijë euro në shtator 2019 për deklaratat e tij që nxisnin urrejtje kundër myslimanëve në një program televiziv.

Gjykata i cilësoi si diskriminuese këto deklarata të Zemmour, i cili u kërkonte myslimanëve që të zgjidhnin midis Islamit dhe Francës duke pretenduar se gratë e mbuluara myslimane në periferi donin të vendosnin dominimin islam në Francë.



Lajme të ngjashme