Lideri turkoqipriot falënderon Erdoganin për mbështetjen e pakursyer

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTNC/RTQV), Ersin Tatar e ka falënderuar Presidentin Erdoan për konfirmimin e mbështetjes për popullin turkoqipriot dhe RTQV gjatë fjalimit drejtuar samitit të 15-të të ECO.

1740021
Lideri turkoqipriot falënderon Erdoganin për mbështetjen e pakursyer

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTNC/RTQV), Ersin Tatar e falënderoi Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) për konfirmimin e mbështetjes për popullin turkoqipriot dhe TRNC/RTQV në samitin e 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik, që u mbajt në fundjavë në Ashkabad të Turkmenisë.

Në një deklaratë me shkrim, Presidenti Tatar e falënderoi Presidentin Erdoan në emër të popullit turkoqipriot për deklaratat e tij në këtë samit për zgjidhjen me dy shtete sovrane e të barabarta në Qipro.

“Ndërsa propozimi ynë për një zgjidhje të bazuar në dy shtete të ndara me sovranitet te barabartë, propozim që për herë të parë ne e kemi parashtruar në tryezën e negociatave të Vjenës, vazhdon të jetë pjesë e agjendës, thirrja e Presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan “drejtuar të gjitha vendeve mike dhe vëllazërore për ta vlerësuar pa paragjykime vizionin e RTQV-së për zgjidhjen e çështjes qipriote” gjatë fjalës që [Erdogan] mbajti në Samitin e 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO), na ka bërë edhe më të fortë”,- shkruan Tatar.

Lidhur me theksin e veçantë që Erdoani vuri në konsolidimin e statusit të barabartë ndërkombëtar për popullin turkoqipriot lidhur me zgjidhjen e çështjes qipriote, Tatar u shpreh kështu:

“Presidenti Erdoan ishte zëri i popullit turkoqipriot në fjalimet dhe thirrjet që ai bëri në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të 76-të të OKB-së më 22 shtator 2021 dhe në Samitin e 8-të të Kryetarëve të Shteteve të Këshillit Turk më 12 nëntor 2021, ku ai ka thënë se atdheu mëmë, Turqia ndodhet përherë pranë popullit turk të Qipros dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut. Në emrin timin personal dhe popullit tim dua të falënderoj me ndjenjat më të përzemërta Presidentin Erdoan, i cili gjithmonë dhe në çdo rrethanë qëndron pranë popullit turkoqipriot dhe RTQV-së, që zgjat dorën e tij të ndihmës dhe nuk e kursen mbështetjen e tij. Populli turk i Qipros do të vazhdojë të ecë përherë së bashku me atdheun mëmë, Turqinë."

Në fjalën që mbajti në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO), që u organizua në Ashkabad të Turkmenisë, Presidenti Erdoan në lidhje me Qipron bëri këtë deklaratë: "Konsolidimi i barazisë sovrane dhe statusit të barabartë ndërkombëtar të popullit turkoqipriot është çelësi i zgjidhjes së çështjes qipriote. Dua që të gjitha vendet mike dhe vëllazërore ta vlerësojnë pa paragjykime vizionin e Republikës Turke të Qipros së Veriut për zgjidhjen [e çështjes qipriote]. Ne inkurajojmë zhvillimin e marrëdhënieve në fusha të tilla si: sporti, kultura, arsimi dhe turizmi në mënyrë për të lehtësuar izolimin me të cilin përballen turqit qipriotë, të cilët janë anëtarë vëzhgues të organizatës sonë (ECO)”.



Lajme të ngjashme