Erdogan dhe Reisi diskutuan për bashkëpunimin

Takimi i liderëve të Turqisë dhe Iranit u zhvillua në Ashkabad të Turkmenisë në kuadër të samitit të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO).

1739709
Erdogan dhe Reisi diskutuan për bashkëpunimin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u takua me homologun e tij iranian, Ibrahim Reisi.

Në kuadër të vizitës së tij në Turkmeni, ku ka shkuar për të marrë pjesë në samitin e 15-të të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO), kreu i shtetit turk po zhvillon bisedime dypalëshe në Ashkabad.

Takimi i dy liderëve u zhvillua pa praninë e mediave në hotelin “Karakum” dhe zgjati gjysmë ore.

Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Samiti i 15-të i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik (ECO) mbahet sot të dielën (28 nëntor), në Ashkabad nën kryesimin e Turkmenisë. 

Gjatë samitit, liderët e vendeve do të shkëmbejnë mendime mbi temat aktuale dhe kyçe të bashkëpunimit ekonomik rajonal në hapësirën e ECO-s, si dhe do të përmbledhin rezultatet e presidencës së Turkmenisë dhe organet e saj statutore.

Në fund të samitit pritet miratimi i Deklaratës përfundimtare.

Samiti i mëparshëm i ECO-s u organizua në formatin e një video-konference më 4 mars të këtij viti.

ECO është një organizatë ekonomike rajonale ndërshtetërore. Ajo u themelua në vitin 1985 dhe bashkon 10 shtete: Azerbajxhan, Afganistan, Iran, Kazakistan, Kirgizi, Pakistan, Turkmeni, Turqi, Taxhikistan dhe Uzbekistan.



Lajme të ngjashme