Takimi trepalësh Putin-Aliyev-Pashinyan do të mbahet sot në Soçi

Presidenti rus Vladimir Putin, presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe Kryeministri armen Nikol Pashinyan do të takohen sot në Soçi.

1739162

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Kremlini, Pallati Presidencial rus, thuhet se do të mbahet një takim trepalësh midis Putin, Aliyev dhe Pashinyan në Soçi.

Ata do të planifikojnë konsultimet për zbatimin e marrëveshjeve të Karabakut, përcaktimin e hapave që do të hidhen për të forcuar stabilitetin në rajon dhe për të krijuar një jetë paqësore.

Në të njëjtën kohë është planifikuar që Putini të takohet veçmas me Aliyev dhe Pashinyan.

Lajme të ngjashme