Johnson i paraqet Macronit një plan me pesë pika për të luftuar migracionin e paligjshëm

Kryeministri britanik është i sigurt se plani do të parandalojë aktivitetet e grupeve kriminale të përfshira në trafikun e qenieve njerëzore dhe do të përmbushë interesat e Francës.

1739349
Johnson i paraqet Macronit një plan me pesë pika për të luftuar migracionin e paligjshëm

Kryeministri britanik Boris Johnson i dërgoi një letër presidentit francez Emmanuel Macron, në të cilën ai prezantoi një plan me pesë pika për t’i bërë ballë krizës së emigracionit.

Sipas Johnson, plani që ai prezantoi përfshin krijimin e patrullave të përbashkëta, aktivitetet e të cilave do të synojnë minimizimin e numrit të anijeve dhe mjeteve të tjera lundruese që nisen me emigrantë në bord nga Franca për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Plani përfshin gjithashtu edhe marrëveshjen për ekstradimet.

Në letrën e tij Johnson vë në dukje se plani do të parandalojë aktivitetet e grupeve kriminale të përfshira në trafikimin e qenieve njerëzore dhe do të jetë në interes edhe të Francës.

Kreu i qeverisë britanike propozoi përdorimin e teknologjive më të avancuara për gjurmimin e emigrantëve, duke përfshirë sensorë dhe radarë, forcimin e bashkëpunimit midis shërbimeve kombëtare të patrullimit që veprojnë në ujërat e tyre territoriale dhe organizimin e vëzhgimit ajror.

Ai gjithashtu mbrojti thellimin e bashkëpunimit brenda agjencisë së përbashkët të inteligjencës për të përshpejtuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale për të mundësuar më shumë ndalime dhe hetime të individëve të përfshirë në migrimin e paligjshëm në të dyja anët e Detit të la Manshit  

Kryeministri britanik ka marrë iniciativën për të nisur “punën e menjëhershme për një marrëveshje dypalëshe me Francën për kthimin” e emigrantëve të paligjshëm.

“Një marrëveshje me Francën për të rikthyer migrantët që kalojnë Kanalin në mënyra të rrezikshme do të ishte e rëndësishme. Nëse ata njerëz që arrijnë në brigjet e vendit tonë do të ktheheshin menjëherë, do të kishin më pak dëshirë të rrezikonin jetën e tyre”, shkruan Johnson, ndërsa shton se duke i ndërmarrë këta hapa dhe duke zhvilluar bashkëpunimin ekzistues (me Francën) do të jetë e mundur lufta me migracionin e jashtëligjshëm.

Një numër i madh emigrantësh që mundohen të mbijetojnë në kushte të vështira nisen me anije nga Franca përmes Detin e la Manshit për të mbërritur në Angli ku bëjnë kërkesë për azil. Shumë emigrantë humbasin edhe jetën gjatë këtij udhëtim të vështirë si pasojë e mbytjes së anijes.

Më herët, më 24 nëntor, një anije me rreth 50 emigrantë të paligjshëm u mbyt pranë qytetit Calais të Francës veriore. 27 migrantë vdiqën, duke përfshirë pesë gra dhe një fëmijë.



Lajme të ngjashme