Palestina dënon planin e Izraelit për të ndërtuar një vendbanim hebre në Jerusalemin Lindor

Izraeli kërkon të ndryshojë hartën historike, ligjore dhe etnike të Jerusalemit, thotë Ministria e Jashtme palestineze në reagimin e saj ndaj planit të Tel-Avivit.

1738601
Palestina dënon planin e Izraelit për të ndërtuar një vendbanim hebre në Jerusalemin Lindor

Ministria e Jashtme palestineze dënoi ashpër vendimin e autoriteteve izraelite për të ndërtuar një vendbanim të paligjshëm hebre me 10.000 njësi banimi në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Ministria ka lëshuar një deklaratë të shkruar në lidhje me vendimin e Komitetit për Planifikimin dhe Ndërtimin Rajonal të Komunës së Jerusalemit që qeveriset nga Izraeli.

“Ne dënojmë miratimin për ndërtimin e 10 mijë banesave të reja në zonën përreth Aeroportit Ndërkombëtar të Jerusalemit me qëllim zgjerimin e vendbanimit. Plani i Tel-Avivit synon të ndryshojë historinë, strukturën ligjore dhe demografike të Jerusalemit dhe është pjesë e përpjekjeve për ta hequr këtë qytet, që do të jetë kryeqyteti i shtetit palestinez, nga agjenda e negociatave të mundshme në të ardhmen”,- thekson Ministria e Jashtme palestineze në reagimin e saj.

Deklarata shpreh shqetësimin ndaj këtij plani të Tel-Avivit dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe administratës amerikane që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të ndalojë projektet për të ndërtuar dhe zgjeruar vendbanimet ilegale hebre në territoret e pushtuara palestineze.

Në Jerusalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor, të pushtuara nga Izraeli në vitin 1967, gjenden mbi 250 vendbanime ilegale hebre. Rreth 600 mijë kolonë izraelitë që jetojnë në këto zona (450 mijë në Bregun Perëndimor dhe rreth 150 mijë në Jerusalemin Lindor) e bëjnë akoma edhe më të vështirën jetën për palestinezët që jetojnë nën pushtimin izraelit.

Sipas të drejtës ndërkombëtare të gjitha vendbanimet hebre që ndodhen në territoret e pushtuara palestineze konsiderohen të paligjshme.



Lajme të ngjashme