Kryeministrja e parë e Suedisë jep dorëheqjen pas 7 orësh

Magdalena Andersson, e cila u zgjodh kryeministrja e parë femër në Suedi, njoftoi dorëheqjen e saj 7 orë më pas.

1738423
Kryeministrja e parë e Suedisë jep dorëheqjen pas 7 orësh

Magdalena Andersson, e cila u zgjodh kryeministrja e parë femër në Suedi, njoftoi dorëheqjen e saj 7 orë më pas.

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Andersson, u zgjodh kryeministrja e parë femër e Suedisë duke marrë dje në mëngjes votëbesimin në parlament.

Më pas, Partia e Gjelbër, partnere e qeverisë së koalicionit, bëri të ditur se është tërhequr nga qeveria pasi buxheti i përgatitur nga partitë e djathta kaloi në parlament.

Pas tërheqjes së Partisë së Gjelbër nga qeveria, Kryeministrja Andersson njoftoi dorëheqjen e saj.

Bashkëkryetari i Partisë së Gjelbër Per Bolund, tha: “Ne nuk duam ta drejtojmë vendin me buxhetin e përgatitur nga partitë e djathta për këtë arsye zgjodhëm të tërhiqemi nga qeveria.”



Lajme të ngjashme