EBA – Forcimi i marrëdhënieve ekonomike me Turqinë ofron mundësi të mëdha

Ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) Abdullah bin Turki Al-Mali tha se forcimi i marrëdhënieve ekonomike midis vendit të tij dhe Turqisë paraqet mundësi të mëdha për partneritete të reja në fusha të ndryshme.

1737916
EBA – Forcimi i marrëdhënieve ekonomike me Turqinë ofron mundësi të mëdha

Ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) Abdullah bin Turki Al-Mali tha se forcimi i marrëdhënieve ekonomike midis vendit të tij dhe Turqisë paraqet mundësi të mëdha për partneritete të reja në fusha të ndryshme.

Al-Mari pati një takim dypalësh me ministrin e Tregtisë Mehmet Mus pas një takimi të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Turqi-EBA në Dubai, njoftoi agjencia zyrtare e Emirateve të Bashkuara Arabe “WAM”.

Al-Mari tha se marrëdhëniet ekonomike mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Turqisë vazhdojnë të forcohen, duke theksuar se kjo paraqet mundësi të mëdha për të krijuar partneritete të reja në fusha të ndryshme në sektorë të ndryshëm, veçanërisht në tregti dhe investime.

Në lajm gjithashtu vihet në dukje se vëllimi tregtar midis dy vendeve u rrit me 21 për qind në 2020 krahasuar me 2019, pavarësisht epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), dhe u rrit me 100 për qind në gjysmën e parë të 2021 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Takimi i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Turqi-EBA, ku morën pjesë ministri i Shtetit i Emirateve të Bashkuara Arabe për Tregtinë e Jashtme Sani ez-Zuyudi dhe ministri Mus, u dakordua për një plan pune midis dy vendeve për të diversifikuar tregtinë jashtë naftës dhe për të rritur volumin tregtar, raportoi “WAM”.

Zuyudi vuri në dukje pozicionin strategjik të dy vendeve dhe theksoi se EBA mund të luaj rolin e një ure që produktet turke të arrijnë në Lindjen e Mesme, vendet aziatike dhe afrikane dhe Turqia të jetë një urë që produktet e Emirateve të Bashkuara Arabe të arrijnë në Evropë dhe disa vende aziatike.

Zuyudi gjithashtu tërhoqi vëmendjen në zhvillimet dhe projektet ekonomike në vendin e tij dhe u bëri thirrje kompanive turke që të përfitojnë nga këto zhvillime.

Princi i Kurorës së Abu-Dabit, Mohammed bin Zayid Al Nahyan, pritet të bëjë një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdogan.



Lajme të ngjashme