Ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit: Produktet e Aselsan-it janë të cilësisë së lartë

Ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Zakir Hasanov, deklaroi të martën se produktet e Kompania së Industrisë Elektronike Ushtarake të Turqisë (Aselsan), të cilat u përdorën nga ushtria azerbajxhanase në Luftën II të Karabakut, janë të cilësisë së lartë.

1737689
Ministri i Mbrojtjes së Azerbajxhanit: Produktet e Aselsan-it janë të cilësisë së lartë

Zakir Hasanov priti në takim presidentin e Bordit Ekzekutiv dhe drejtorin e përgjithshëm të Aselsan-it, prof. dr. Haluk Gorgun, i cili shkoi në Azerbajxhan për një sërë kontaktesh.

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit përmes një komunikate të shkruar, Hasanov theksoi se Turqia dhe Azerbajxhani kanë ndërmarrë hapa pozitive në fushën e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes dhe se marrëdhëniet miqësore e vëllazërore ndërmjet Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit Ilham Aliyev janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha drejtimet.

“Produktet e Aselsan-it, të cilat ne i përdorëm në Luftën Atdhetare (Lufta II e Karabakut në vitin 2020), ishin të një cilësie të lartë”, shtoi ai.

Gjatë takimit u diskutuan metodat e reja të kryerjes së operacioneve moderne luftarake, si dhe projektet e përbashkëta të realizuara nga dy vendet vëllazërore për forcimin e mëtejshëm të pajisjeve teknike të ushtrive të Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Palët tërhoqën vëmendjen se zhvillimi i Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit si një ushtri profesionale e pajisur me armët dhe pajisjet ushtarake më moderne në botë, përfshi këtu teknologjitë më të fundit të informacionit dhe sistemet e gjera të komunikimit, do të sigurojë kontrollin e fshehtë dhe operacional të trupave azerbajxhanase duke rritur gjithashtu manovrueshmërinë dhe aftësinë e tyre luftarake në përgjithësi.



Lajme të ngjashme