Në Francë u shënua 3-vjetori i protestave të jelekverdhëve

Në vitin e tretë të protestave të tyre, jelekverdhët dolën të shtunën në rrugë në mbarë vendin për të protestuar kundër politikave të administratës Macron.

1736523
Në Francë u shënua 3-vjetori i protestave të jelekverdhëve
sarı yelekliler1.jpg

Në vitin e tretë të protestave të tyre, jelekverdhët dolën të shtunën në rrugë në mbarë vendin për të protestuar kundër politikave të administratës Macron.

Mijëra aktivistë jelekverdhë, që ishin mbledhur në sheshin ngjitur me Ministrinë e Ekonomisë në kryeqytetin Paris, marshuan drejt sheshit “Victor et Helene Basch”.

Shumë herë policia i pengoi aktivistët të marshonin duke krijuar kordonë. Mes policisë dhe protestuesve pati përleshje. Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës protestuesve, të cilët hodhën lëndë të ndryshme dhe rrahu me shkopinj disa prej protestuesve. Kurse protestuesit u vunë flakën shumë kazanëve të plehrave dhe dogjën lëndë të ndryshme.

Në duar aktivistët mbanin pankarta kundër administratës së Macron dhe brohoritnin parulla si "Ne jemi këtu për dinjitetin e punëtorëve dhe një botë më të mirë, edhe nëse Macron nuk e dëshiron".

Gjatë protestës, në një kamion ushqimor ishin varur karikatura të Presidentit Emmanuel Macron, shefit të policisë së Parisit Dider Lallement dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Joe Biden. Dy persona janë arrestuar për “fyerje të personit me autoritet publik”.

Krahas kryeqytetit Paris, protesta u zhvilluan edhe në shumë qytete të vendit.

Veprimet e jelekverdhëve, që nisën më 17 nëntor 2018 si reagim ndaj rritjes së çmimit të karburanteve dhe kushteve të vështira ekonomike, dhe u kthyen në revoltë dhe zemërim kundër administratës së Macron, kanë ndezur kriza sociale dhe politike në vend.

Në protestat e jelekverdhëve, të cilat filluan në Paris me pjesëmarrjen e rreth 300 mijë njerëzve, kanë ndodhur ngjarjet më të dhunshme të viteve të fundit.

Gjatë protestave, si pasojë e dhunës së policisë u plagosën 770 persona, mes tyre 127 gazetarë, 5 persona humbën duart, 30 persona humbën të paktën njërin sy.

Në këto protesta gjithsej humbën jetën 11 persona, 4 prej tyre nga mjetet mbrojtëse të përdorura nga policia.



Lajme të ngjashme