Tensionet e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë do të kenë pasoja të rënda për Evropën

Ndërsa Rusia vazhdon të dërgojë trupa pranë kufirit ukrainas, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov zhvilloi bisedime në Uashington, kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

1735922
Tensionet e mundshme mes Ukrainës dhe Rusisë do të kenë pasoja të rënda për Evropën

Ukraina ka njoftuar se tensionet e mundshme me Rusinë do të kenë pasoja të rënda për të gjithë Evropën.

Ndërsa Rusia vazhdon të dërgojë trupa pranë kufirit ukrainas, ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov zhvilloi bisedime në Uashington, kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Oleksiy Reznikov u takua me Sekretarin amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin në Departamentin e Mbrojtjes (Pentagon).

Në një deklaratë me shkrim nga Pentagoni thuhet: “Ministrat diskutuan një sërë çështjesh sigurie, duke përfshirë veprimet destabilizuese të Rusisë në rajon dhe ranë dakord të bashkëpunojnë ngushtë për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta të përshkruara në Kornizën Strategjike të Mbrojtjes SHBA-Ukrainë të nënshkruar më 31 gusht.”

Ndërkaq Sekretari Austin në një deklaratë të shkurtër për shtypin të bërë përpara takimit, tha: “Mezi pres të diskutojmë se si mund ta zbatojmë këtë kornizë (Kornizën Strategjike të Mbrojtjes SHBA-Ukrainë) për të vazhduar avancimin e prioritetit tonë të përbashkët kundër agresionit rus dhe thellimin e bashkëpunimit tonë në fusha të tilla si siguria e Detit të Zi, mbrojtja kibernetike dhe shkëmbimi i inteligjencës.”

Reznikov tha se ai vlerësonte marrëdhëniet strategjike të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara dhe ndihmën e SHBA-së për të luftuar agresionin rus.

“Ukraina është e përkushtuar për të zhvilluar partneritetin e saj me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në fushën e kundërsulmit ndaj sulmeve hibride ruse”, tha Reznikov.

"Në Ukrainë, ne e dimë shumë mirë se Rusia mund të përshkallëzojë tensionet në çdo kohë. Ne jemi të gatshëm të mbrojmë vendin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Ky përshkallëzim i mundshëm sigurisht që do të ketë pasoja të mëdha për të gjithë Evropën. Se a do të ndodhë kjo apo jo varet kryesisht nga uniteti dhe vendosmëria e botës së qytetëruar kundër këtij agresioni”, tha ai.



Lajme të ngjashme