Roja kufitare polake përgjigjet me gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj emigrantëve në kufi

Ndërsa kriza e emigrantëve vazhdon në kufirin Poloni-Bjellorusi, rojet kufitare polake janë përgjigjur me topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj emigrantëve.

1735508
Roja kufitare polake përgjigjet me gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj emigrantëve në kufi

Ndërsa kriza e emigrantëve vazhdon në kufirin Poloni-Bjellorusi, rojet kufitare polake janë përgjigjur me topa uji dhe gaz lotsjellës ndaj emigrantëve.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë ndau pamjet e tensioneve midis forcave të sigurisë dhe azilkërkuesve në pikën kufitare Kuznica.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria thuhet: "Sulmi i azilkërkuesve në pikën kufitare Kuznica është zmbrapsur. Sulmuesit ishin kryesisht të rinj."

Ndërkohë Ministria deklalroi se sulmet u kryen “nën kontrollin” e forcave bjelloruse. Pamjet treguan azilkërkuesit që gjuanin me gurë forcat polake të sigurisë, ndërsa forcat e sigurisë ndërhynin me mjete për ndërhyrje ndaj trazirave.

Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak tha se sulmet ishin "një operacion propagandistik i planifikuar nga Bjellorusia".

"Faleminderit ushtarëve për ndalimin e sulmit të sotëm. Falë jush, Polonia është ende e sigurt. Të gjithë ushtarët e vendosur aktualisht në kufi do të shpërblehen. Ne ju jemi shumë mirënjohës. Ne po përballemi me një operacion propagandistik të planifikuar nga regjimi bjellorus. Ju sugjeroj të jeni të kujdesshëm kur vlerësoni këtë situatë. Le të mbështesim ushtarët tanë që marrin përgjegjësi të madhe", deklaroi ministri polak i Mbrojtjes.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në llogarinë e saj në rrjetet sociale se ka diskutuar krizën e refugjatëve polako-bjelloruse me Presidentin lituanez Gitanas Nauseda dhe Kryeministren lituaneze Ingda Simonyte.

"Ne diskutuam situatën aktuale në lidhje me sanksionet (ndaj Bjellorusisë) dhe hapat e ardhshëm. Bashkimi Evropian (BE) ka ofruar mbështetje shtesë për menaxhimin e kufijve. Ne qëndrojmë me vendet anëtare", deklaroi Leyen.



Lajme të ngjashme