Palestinë – Ekipet e bashkisë izraelite shkatërrojnë 3 biznese palestineze

Ekipet e bashkisë izraelite të Jerusalemit kanë shkatërruar tre biznese palestineze në veri të Jerusalemit Lindor të pushtuar, pasi dyshohet se ishin të palicencuara.

1734662
Palestinë – Ekipet e bashkisë izraelite shkatërrojnë 3 biznese palestineze

Ekipet e bashkisë izraelite të Jerusalemit kanë shkatërruar tre biznese palestineze në veri të Jerusalemit Lindor të pushtuar, pasi dyshohet se ishin të palicencuara.

Forcat izraelite shkuan në zonën e Abu Shahis, pranë pikës së kontrollit ushtarak Kalendiya në veri të Jerusalemit Lindor, për të rrënuar godinat në fjalë, njoftoi agjencia zyrtare palestineze "WAFA".

Ekipet e bashkisë izraelite shkatërruan tre biznese atje, të përdorura si dyqane ushqimore dhe mekanikë makinash, me arsyetimin se ishin të palicencuara.

Autoritetet izraelite, të cilat kanë sfiduar palestinezët për leje zonale në Jerusalemin Lindor të pushtuar dhe kanë refuzuar pothuajse të gjitha aplikimet, po kërcënojnë të shkatërrojnë mijëra shtëpi palestineze, duke pretenduar se ato janë "të palicencuara".

Burimet palestineze thonë se më shumë se 5.000 shtëpi palestineze në Jerusalemin Lindor janë shkatërruar nga forcat izraelite që nga viti 1967.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, autoritetet izraelite shkatërruan dhjetëra shtëpi në Jerusalemin Lindor në vitin 2020 me arsyetimin se ato nuzk kishin lejet përkatëse.

Dhjetra palestinezë kanë mbetur të pastrehë për shkak të këtyre rrënimeve.

Bashkia izraelite nuk ka asnjë bazë ligjore për zbatimin e saj, thanë palestinezët, duke shtuar se kjo është "pjesë e politikave izraelite të frikësimit dhe hebreizimit të qytetit".

Bashkia izraelite shpesh mbledh kostot e rrënimit nga njerëzit shtëpitë e të cilëve u janë rrënuar.



Lajme të ngjashme