Armenët sulmojnë ushtarët azerbajxhanas dhe rusë në Karabak

Në Karabak të Azerbajxhanit, tre ushtarë azerbajxhanas u plagosën në sulmin terrorist të armenëve kundër ushtarëve azerbajxhanas dhe rusë.

1733450
Armenët sulmojnë ushtarët azerbajxhanas dhe rusë në Karabak

Karabak të Azerbajxhanit, tre ushtarë azerbajxhanas u plagosën në sulmin terrorist të armenëve kundër ushtarëve azerbajxhanas dhe rusë.

Në një deklaratë të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Azerbajxhanit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, u raportua se një granatë dore e tipit RGD-5 u hodh nga një shtetas armen i quajtur Norayr Mirzoyan dhe persona të tjerë ndaj postbllokut ku ndodheshin ushtarët azerbajxhanas dhe rusë, të cilët bëjnë roje pranë fshatit Tashalti të qytetit Shusha.

Gjithashtu deklarohet se 3 ushtarë azerbajxhanas mbetën të plagosur, ndërkohë që Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit nisi një hetim për ngjarjen.

Nga ana tjetër, në rrjetet sociale u shpërndanë pamje që tregonin se një granatë dore ishte hedhur në postbllokun ku bënin roje ushtarët azerbajxhanas dhe rusë dhe një person u ndalua nga ushtarët rusë.



Lajme të ngjashme