Gjiganti francez “Lafarge” financon organizatat terroriste

Dokumentari "The Factory" (Fabrika) i përgatitur nga TRT World me një shqyrtim të madh të gati gjysmë milioni dokumenteve gjatë dy viteve, do të zbulojë se fabrika franceze e çimentos “Lafarge” po bashkëpunon me organizatat terroriste.

1732496
Gjiganti francez “Lafarge” financon organizatat terroriste

Dokumentari "The Factory" (Fabrika) i përgatitur nga TRT World me një shqyrtim të madh të gati gjysmë milioni dokumenteve gjatë dy viteve, do të zbulojë me dokumente dhe dëshmitarë se fabrika franceze e çimentos “Lafarge” po bashkëpunon me organizatat terroriste nën kontrollin e agjencive franceze të inteligjencës dhe se dhjetëra milionë dollarë u janë transferuar organizatave terroriste, veçanërisht DAESH dhe PKK.

Dokumentari do të shfaqet në 3 kanale: TRT Haber, TRT World dhe TRT Arabi në datat 12-13 nëntor, në 6 vjetorin e sulmeve të njëkohshme të organizatës terroriste DAESH në Paris.

Duke ndriçuar një nga pikat e errëta të Luftës Siriane, dokumentari gjithashtu hedhë dritë edhe mbi atë se kush e orientoi gjigantin francez të çimentos “Lafarge” të qëndrojë në Siri, se si fondet e Bashkimit Evropian iu transferuan DAESH-it dhe PKK-së me dijeninë dhe miratimin e agjencive franceze të inteligjencës dhe hapat e marrë nga politikanët francezë dhe agjencitë e inteligjencës për të liruar kompaninë nga hetimi gjyqësor dhe administrativ.

Dokumentari gjithashtu do të zbulojë se si procesi që filloi me financimin e DAESH-it në Siri çoi në sulmet e Parisit.

Drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun gjithashtu postoi në llogarinë e tij në Twitter, një mesazh duke përfshirë edhe një video promovuese të dokumentarit.

"Një kompani franceze që financon organizatat terroriste, miliona dollarë dhe marrëdhëniet e pista pas saj... Një sistem në të cilin jeta njerëzore shpërfillet dhe merren jetët e mijëra njerëzve të pafajshëm... Një dokumentar që do të tronditë botën. ‘The Factory' do të shfaqet në TRT Haber më 12 nëntor", shkruan Altun në postimin e tij.



Lajme të ngjashme