Afganistan – Sulm me bombë ndaj spitalit ushtarak në Kabul

Në kryeqytetin Kabul të Afganistanit është kryer një sulm me bombë në spitalin më të madh ushtarak të vendit.

1728273
Afganistan – Sulm me bombë ndaj spitalit ushtarak në Kabul

Në kryeqytetin Kabul të Afganistanit është kryer një sulm me bombë në spitalin më të madh ushtarak të vendit.

Pasi bomba e parë u shpërthye përpara spitalit “Serdar Mohammed Davud Khan” në rajonin Vezir Akbar Khan të kryeqytetit një shpërthim i dytë ndodhi në afërsi.

Pas shpërthimeve janë dëgjuar të shtëna armësh nga brenda spitalit.

Zyrtarët Talibanë ende nuk janë prononcuar mbi incidentin, por hyrjet dhe daljet në zonë janë mbyllur.

Nuk dihet ende nëse ka pasur viktima nga sulmi.



Lajme të ngjashme