India teston një raketë balistike me kapacitet të godasë të gjithë Kinën

Raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) me kapacitet bërthamor ka një rreze veprimi prej 5.000 kilometrash dhe mund të godasë çdo pjesë të territorit kinez.

1726297
India teston një raketë balistike me kapacitet të godasë të gjithë Kinën

India njoftoi se ka testuar një raketë balistike ndërkontinentale me kapacitet bërthamor prej 5.000 kilometrash.

Në njoftimin e qeverisë indiane thuhet se është testuar me sukses raketa e quajtur "Agni-5", e cila u lëshua nga një ishull në lindje të vendit.

Testimi i raketës është kryer në përputhje me “politikën e besueshme të përfrikësimit [parandalimit] minimal”, vijon më tej komunikata e qeverisë.

Vlerësohet se raketa balistike “Agni-5” mund të godasë të gjithë territorin e Kinës.



Lajme të ngjashme