Beaune: Ne duhet të flasim gjuhën e forcës, sepse qeveria britanike kupton vetëm këtë

Sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane, Clement Beaune, deklaroi të enjten se qeveria britanike kupton vetëm "gjuhën e forcës" në problemin e vazhdueshëm të peshkatarëve.

1726356
Beaune: Ne duhet të flasim gjuhën e forcës, sepse qeveria britanike kupton vetëm këtë

Clement Beaune tha për kanalin televiziv “CNews” se anijet britanike, me përjashtim të disave, nuk do të kenë qasje në asnjë port të vendit.

Kjo deklaratë erdhi pas njoftimit nga Parisi të masave hakmarrëse të Britanisë së Madhe në fushën e rëndësishme ekonomike të peshkimit.

“Tani duhet të flasim vetëm me gjuhën e forcës, sepse kam frikë, mjerisht, se kjo qeveri kupton vetëm këtë. Kam përshtypjen se e kanë kuptuar që duhet të kthehen në tryezën e diskutimeve. Por edhe nëse nuk e bëjnë, ne do të vazhdojmë kursin tonë”, shtoi Beaune.

“Nuk duhet të gëzohemi fare për këtë situatë, kjo s'është shumë inteligjente, por nëse partneri kupton vetëm gjuhën e forcës, duhet ta përdorim atë”, theksoi sekretari francez i Shtetit për Çështjet Evropiane.

Tensionet ndërmjet Francës dhe Britanisë së Madhe për një grindje të vazhdueshme të peshkimit arritën një nivel të ri të enjten, pasi dy anije britanike u ndëshkuan për peshkim në ujërat franceze.

Një ditë pasi Parisi vuri në zbatim një sërë masash hakmarrëse kundër Londrës, ministrja e Detarisë, Annick Girardin, njoftoi se një anije ishte ndaluar për peshkim pa licencë, ndërsa një e dytë ishte gjobitur për pengimin e një inspektimi nga xhandarët francezë.

“Anija e ndaluar nuk ishte në listat e licencave të dhëna në Mbretërinë e Bashkuar nga Komisioni Evropian dhe Franca. Rrjedhimisht, kapiteni i saj rrezikon sanksione”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë franceze të Detarisë.



Lajme të ngjashme