BE mbështetet përpjekjet shtetformuese të Palestinës

Lidershipi i Bashkimit Evropian ka konfirmuar se mbështet përpjekjet për krijimin e një shteti të pavarur palestinez dhe se mbetet i përkushtuar për tejkalimin e konfliktit izraelito-palestinez bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

1726194
BE mbështetet përpjekjet shtetformuese të Palestinës

Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh pati në Bruksel takime të ndara me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

“Në takim ne u fokusuam në mbështetjen e BE-së për formimin e shtetit palestinez dhe temat rajonale. Unë konfirmova angazhimin e BE-së për një zgjidhje të bazuar në krijimin e dy shteteve”, shkroi Michel në rrjetet sociale pas takimit me Shtayyeh.

Kurse në deklaratën e lëshuar nga Zyra e Borrellit në lidhje me këtë takim u theksua se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së vuri në dukje se BE-ja vazhdon të mbështesë popullin palestinez dhe krijimin e shtetit të Palestinës.

Borrel theksoi gjithashtu përkushtimin e BE-së për rifillimin e bisedimeve domethënëse me synimin për të marrë një rezultat të drejtë, të negociuar dhe gjithëpërfshirës në çështjen izraelito-palestineze mbi bazën e zgjidhjes me dy shtete dhe për rigjallërimin e procesit të paqes.

Dhe për këtë qëllim,- vijon Borrell,- ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjitha palët, përfshirë edhe riaktivizimin e Katërshes së Lindjes së Mesme.

Në takimin me Shtayyeh ne diskutuam edhe situatën në terren. Unë shpreha shqetësimin e thellë të BE-së për planet e Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve [ilegale hebraike në Bregun Perëndimor të pushtuar], nxjerrjen e palestinezëve nga shtëpitë e tyre dhe shembjen e disa godinave si dhe për situatën e tmerrshme humanitare në Gazë, shtoi Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane theksoi se vendimi i fundit i autoriteteve izraelite për përfshirjen e 6 organizatave joqeveritare palestineze në listën e organizatave terroriste është shqetësues. Ai njoftoi se BE-ja do ta shqyrtojë këtë rast.



Lajme të ngjashme