Ukraina përdor në Dobas dronët turq Bayraktar TB-2

Forcat e Armatosura të Ukrainës publikuan pamjet e dronit (turk) të armatosur Bayraktar TB2 gjatë goditjes së një obusi të përdorur nga separatistët prorusë në Donbas.

1725558
Ukraina përdor në Dobas dronët turq Bayraktar TB-2

Forcat e Armatosura të Ukrainës publikuan pamjet e dronit (turk) të armatosur Bayraktar TB-2 gjatë goditjes së një obusi të përdorur nga separatistët prorusë në Donbas.

Në deklaratën e Forcave të Armatosura të Ukrainës të bërë në “Facebook”, thuhet se separatistët prorusë kanë shkelur armëpushimin duke përdorur obusë dhe për pasojë ka mbetur i vrarë një ushtar ukrainas dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Në deklaratë shkruhet se pavarësisht një shënimi të dërguar përmes Misionit Special të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për këtë temë, nuk është mundur të arrihet asnjë rezultat dhe thuhet gjithashtu se për herë të parë është përdorur Bayraktar TB-2 për të detyruar separatistët për një armëpushim.

Gjithashtu u bë e ditur se droni i armatosur i Forcave të Armatosura të Ukrainës nuk ka kaluar vijën e kontaktit dhe ka shkatërruar një obus që i përkiste separatistëve duke përdorur një raketë të drejtuar.

Më 21 nëntor 2013 në kryeqytetin Kiev nisën demonstratat, pasi presidenti Viktor Janukoviç nuk nënshkroi Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian (BE).

Pasi Janukoviç u arratis nga vendi në shkurt të vitit 2014 pas përshkallëzimit të demonstratave, separatistët prorusë shpallën të ashtuquajturën pavarësinë e tyre në qytetet Donetsk dhe Lugansk në pjesën lindore të vendit.

Që nga viti 2014 e deri më tani më shumë se 13 mijë njerëz kanë humbur jetën në përleshjet midis separatistëve dhe qeverisë së Kievit.

 

Fjalët Kyçe: #OSBE , #Donbas , #Ukraina , #Bayraktar TB2

Lajme të ngjashme