Sudan – Puçistët mbyllin aeroportin ndërkombëtar të Hartumit

Mbyllet Aeroporti Ndërkombëtar i Hartumit në Sudan, i cili ishte skenë e protestave të mbështetësve civilë të qeverisë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme të komandantit të ushtrisë, gjeneral Abdulfettah Al-Burhan.

1725587
Sudan – Puçistët mbyllin aeroportin ndërkombëtar të Hartumit

Bëhet e ditur se është liruar Kryeministri i Sudanit Abdullah Hamduk, i cili u arrestua më 25 tetor nga krahu ushtarak i administratës tranzitore.

Mediat sudaneze raportuan se Hamduk u shoqërua nga ushtarë për të garantuar sigurinë e tij.

Mësohet se Kryeministri Hamduk, i cili u lirua dje, mbërriti në shtëpinë e tij në kryeqytetin Hartum.

Ndërkaq gjithashtu u bë e ditur se Aeroporti Ndërkombëtar i Hartumit në Sudan, i cili ishte skenë e protestave të mbështetësve civilë të qeverisë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme të komandantit të ushtrisë, gjeneral Abdulfettah Al-Burhan është mbyllur për qarkullim ajror.

Autoriteti i Aviacionit Civil i Sudanit tha se aeroporti do të mbyllet për fluturime në datat 26-30 tetor.

Kompania e linjave ajrore turke “Turkish Airlines-THY” anuloi gjithashtu fluturimet për në kryeqytetin Hartum të Sudanit, sot dhe nesër për shkak të ngjarjeve në vend.

Mëngjesin e 25 tetorit në Sudan u arrestuan Kryeministri Abdullah Hamduk dhe disa politikanë të tjerë.

Pas ndërhyrjes ushtarake ndaj krahut civil të qeverisë, kjo e fundit dhe disa parti politike i bënë thirrje popullit të dalë në rrugë.

Mijëra sudanezë u mblodhën në pjesë të ndryshme të kryeqytetit Hartum për të demonstruar kundër ndërhyrjes ushtarake.

Gjenerali Abdulfettah Al-Burhan njoftoi se kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kanë shpërbërë Këshillin e Sovranitetit dhe kabinetin qeveritarë dhe se do të formohet një qeveri teknokratike për të përfaqësuar të gjithë sektorët e Sudanit.

 


Lajme të ngjashme