Senati amerikan miraton kandidatin e Biden për ambasador në Ankara

Jeff Flake, të cilin Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e emëroi për ambasador të vendit të tij në Ankara, u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Senatit amerikan.

1725450

Kandidatura e Jeff Flake për ambasador në Ankara u pranua në votimin verbal të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit amerikan.

Flake pritet të marrë detyrën nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, David Satterfield, në një të ardhme të afërt.

Presidenti i SHBA-së, Biden emëroi Flake si ambasador në Ankara në korrik dhe Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit e miratoi emërimin e Flake më 20 tetor, duke i hapur rrugën votimit përfundimtar në Asamblenë e Përgjithshme të Senatit.

Pavarësisht faktit se ishte republikan, Flake mbështeti demokratin Biden gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Ai ka shërbyer si senator i shtetit të Arizonës në Senatin amerikan në vitet 2013-2019 dhe ka qenë anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve nga vitet 2001-2013.

Flake doli në pension nga Senati në vitin 2019, duke treguar si arsye  administrata e ish-presidentit Donald Trump binte ndesh me politikat e Partisë Republikane.

Lajme të ngjashme