Nigeri – Mbi 12 milionë fëmijë braktisin shkollën nga frika e rrëmbimit

Frika nga rrëmbimi ka larguar nga bankat e shkollës më shumë se 12 milionë fëmijë në Nigeri.

1725643
Nigeri – Mbi 12 milionë fëmijë braktisin shkollën nga frika e rrëmbimit

Ibrahim Gambari, shef i Kabinetit të Presidentit Muhammadu Buhari, mori pjesë në Konferencën 4. Ndërkombëtare mbi Deklaratën e Shkollave të Sigurta.

Duke folur në emër të Presidentit Buhari në konferencë, Ibrahim Gambari tha se sulmet në rritje ndaj shkollave publike, veçanërisht në rajonin verior të vendit, mund të kenë efekte shkatërruese në sistemin arsimor nigerian.

Pasi vuri në pah se ka më shumë se 12 milionë fëmijë në vend që kanë frikë të shkojnë në shkollë për shkak se mund të rrëmbehen, Gambari vijoi me këto fjalë: “Më duhet t'ju them se është e vështirë të merresh me këto probleme të sigurisë dhe efektet e tyre, veçanërisht për vajzat.”

Ai theksoi se megjithatë qeveria do të vazhdojë të bëjë maksimumin për të arritur sukses të mjaftueshëm në fushën e arsimit.

Kurse Chukwuemeka Nwajiuba, ministër i Shtetit për Arsimin, tërhoqi vëmendjen se sulmet ndaj shkollave publike janë shtuar.

Sipas ministrit Nwajiuba, shumica e nxënësve të rrëmbyer në sulme lirohen në këmbim të shpengimit dhe shumica e të shpëtuarve janë të traumatizuar.

Qindra nxënës janë rrëmbyer nga disa shkolla muajt e fundit në shtetet Benue, Kaduna, Plateau, Katsina dhe Zamfara të Nigerisë.

Një numër i madh shkollash u detyruan të pezullonin procesin arsimor për shkak të këtyre sulmeve.



Lajme të ngjashme