Lavrov dërgoi një videomesazh në "Takimin e vendeve fqinje të Afganistanit"

Rusia kërkon nga fqinjët e Afganistanit të mos lejojnë vendosjen e trupave të SHBA-së në territoret e tyre.

1725832
Lavrov dërgoi një videomesazh në "Takimin e vendeve fqinje të Afganistanit"

Rusia u ka kërkuar vendeve fqinje me Afganistanin që të mos lejojnë vendosjen e pranisë ushtarake amerikane dhe të NATO-s në territorin e tyre.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dërgoi një videomesazh në "Takimin e vendeve fqinje të Afganistanit" që mbahet në kryeqytetin Teheran të Iranit, ku marrin pjesë Rusia, Kina, Irani, Pakistani, Taxhikistani, Turkmenia dhe Uzbekistani.

Duke vënë në dukje se terroristët po përpiqen të hyjnë në vendet fqinje nga Afganistani nën maskën e refugjatëve, shefi i diplomacisë ruse Sergay Lavrov tha se krijimi i kushteve normale të jetesës në Afganistan do të ishte një parakusht për kthimin gradual të afganëve në vendet e tyre.

Lavrov kujtoi se forcat e SHBA-së dhe NATO-s planifikojnë të vendosen në vendet fqinje pasi të largohen nga Afganistani.

“Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje vendeve fqinje me Afganistanin që të bllokojnë praninë ushtarake të forcave të SHBA-së dhe NATO-s në territorin e tyre”, tha ai.

Lavrov theksoi se krijimi i një sistemi kombëtar arsimor dhe shëndetësor në Afganistan dhe krijimi i një infrastrukture efektive sociale dhe ekonomike në përgjithësi do të kërkonte një kosto të madhe financiare.

"Në këtë kontekst, dua të theksoj se përgjegjësia e vërtetë duhet të jetë mbi ata që e bëjnë vendin atë që është. Me sa duket, është koha për të filluar mobilizimin për të mbledhur fonde për ndihmën financiare, ekonomike dhe humanitare për afganët", tha ai.

Lavrov tha se shpreson që zakonet perëndimore të "organizimit të konferencave për të mbajtur konferenca" kanë mbetur prapa dhe se Kombet e Bashkuara (OKB) duhet të sigurojnë koordinim për të bërë punë konkrete për të ndihmuar Afganistanin.

 


Lajme të ngjashme